Mblidhet Komuniteti Politik Europian, Rama: Ide e vjetër që rilind në kohë krizash - Gazeta Express
string(80) "mblidhet-komuniteti-politik-europian-rama-ide-e-vjeter-qe-rilind-ne-kohe-krizash"

Shqiperi

Gazeta Express

06/10/2022 13:36

Mblidhet Komuniteti Politik Europian, Rama: Ide e vjetër që rilind në kohë krizash

Shqiperi

Gazeta Express

06/10/2022 13:36

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Pragë për samitin e 44 udhëheqësve të Europës që pritet t’i japë jetë krijimit të Komunitetit Politik Europian.

Para gazetarëve Kreu i qeverisë ka thënë se është e nevojshme që shtetet europiane të jenë së bashku.

Lexo Edhe:

“Nuk është një ide e re, por shumë e vjetër. Por rilind kur ka kohë krizash. Shpresoj që nuk do të kemi nevojë për kriza të tjera për të pasur një takim si sot. Nga ky takim do të vijojmë të ndërtojmë diçka shumë të rëndësishme për të gjithë komunitetin e vendeve dhe popujve të Europës. Shqipëria është pjesë e rajonit që është Ballkani Perëndimor. Për ne është tepër e rëndësishme që BE të mos ketë një mur, por të jemi të gjithë së bashku”, u shpreh Rama për gazetarët.

Komuniteti Politik Europian (KPE) thërret në kujtesë Komunitetin Europian (të themeluar më 1993 me Marrëveshjen e Mastrihtit e që përfundoi më 2009 me Marrëveshjen e Lisbonës), por nuk është i ngjashëm me të. Ai nuk ka struktura fikse institucionale ose një kornizë juridike, siç kishte Komuniteti Evropian.

Sipas përfytyrimeve aktuale, ai do të ishte i ngjashëm më tepër me forume ekonomike si G7-a apo G-20. Edhe më parë Rama ka shprehur mbështestjen për propozimin e Macron për Komunitetin Politik Europian, një nismë e re ku përfshihen 27 shtetet anëtarë të BE, vendet aspiruese për integrim të Ballkanit Perëndimor dhe Europës Lindore, e gjithashtu Britania e Madhe e Turqia.

/Gazeta Express