Erion Veliaj dhe Ogerta Manastirliu u prezantuan nga kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë së PS-së, si drejtues politik të qarkut Tiranë.
Ndërkohë Elisa Spiropali, po ashtu drejtuese politike e qarkut Tiranë, nuk ka qenë prezente në asamble.
Për tre drejtuesit politikë Rama ka ndarë detyrat.
Elisa Spiropali-do të ketë komunikim me bashkitë e Tiranës si Vora, Kamza, Rrogozhina dhe Kavaja, për përgatitjen e fushatës zgjedhore.
Ogerta Manastirliu-do të jetë përgjegjëse për koordinimin e strukturave të PS-së në Tiranë.
Erion Veliaj-do të jetë përgjegjësi kryesor fushatës dhe përgatitjes së skuadrave socialiste në Tiranë.