Mbledhje e jashtëzakonshme e Kuvendit të Prishtinës për ndërtimet në Badovc - Gazeta Express
string(75) "mbledhje-e-jashtezakonshme-e-kuvendit-te-prishtines-per-ndertimet-ne-badovc"

Mbledhje e jashtëzakonshme e Kuvendit të Prishtinës për ndërtimet në Badovc

Gazeta Express

28/01/2020 7:36

Kuvendi i Prishtinës sot do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme të thirrur nga një pjesë e asamblistëve të partive opozitare.

E vetmja pikë e rendit të ditës do të jetë diskutimi lidhur me çështjen e ndërtimeve në Badovc. Mbledhja do të fillojë në orën 10:00.

Lexo Edhe:

Mbledhja është e hapur edhe për qytetarët dhe pritet një interesim i madh në lidhje me këtë çështje, sidomos pas organizimit në rrjete sociale.

Ditë më parë Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë mbajtur konferenca për shtyp duke kundërshtuar projektin e ndërtimeve në liqenin e Badovcit, ndërsa një konferencë e kanë paralajmëruar për sot edhe asamblistët e LDK-së.