Mbledhja Shqipëri-Itali, këto janë marrëveshjet që do të firmosen - Gazeta Express
string(64) "mbledhja-shqiperi-itali-keto-jane-marreveshjet-qe-do-te-firmosen"

Lajme

Gazeta Express

13/11/2025 10:57

Mbledhja Shqipëri-Itali, këto janë marrëveshjet që do të firmosen

Lajme

Gazeta Express

13/11/2025 10:57

Në Romë të Italisë sot do të mbahet samiti i parë Ndërqeveritar Shqipëri–Itali.

Euronews Albania ka publikuar marrëveshjet që priten të firmosen sot në Romë mes dy qeverive, Shqipëri-Itali.

-Bashkëpunimi strategjik në fushat e shëndetësisë, energjisë, mjedisit, sigurisë, arsimit dhe inovacionit

-Siguria kibernetike, përmes një memorandumi mirëkuptimi ndërmjet ministrive të jashtme

-Mbrojtja civile, me disa marrëveshje për grante dhe hua të buta, mbështetje në pajisje dhe trajnim, si dhe një deklaratë të përbashkët mbi koordinimin institucional

-Shëndetësia, me projekte për përmirësimin e kujdesit neonatal dhe maternal

-Mbrojtja dhe bashkëpunimi ushtarak, përfshirë transferimin e mjeteve detare dhe marrëveshje mes kompanive “Leonardo”, “Fincantieri” dhe partnerëve shqiptarë

-Lufta kundër trafikut të drogës, që përfshin një Memorandum mirëkuptimi të nënshkruar mes Institucioneve të punëve të brendshme respektive

-Zhvillimi ekonomik, përmes instrumenteve të “Cassa Depositi e Prestiti”, “SIMEST” dhe “AIDA”, në mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme shqiptare

-Kultura dhe kreativiteti, me një marrëveshje bashkëpunimi midis Fondacionit MAXXI dhe institucioneve shqiptare të artit

Në total 16 marrëveshje dhe memorandume do të  shkëmbehen gjatë ceremonisë zyrtare të kësaj mbledhjeje të nivelit të lartë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement