string(77) "mbledhja-e-keshillit-te-vv-se-hoxha-u-mbajt-ne-hapesirat-e-up-se-eshte-abuzim"

Lajme

Gazeta Express

10/05/2025 20:15

Mbledhja e këshillit të VV-së, Hoxha: U mbajt në hapësirat e UP-së, është abuzim

Lajme

Gazeta Express

10/05/2025 20:15

Eliza Hoxha nga Partia Demokratike e Kosovës, ka deklaruar se mbledhja e këshillit drejtues të Lëvizjes Vetëvendosje është mbajtur në hapësirat e Universitetit të Prishtinës, duke e cilësuar këtë si abuzim.

Hoxha ka thënë edhe se, VV-ja më parë brenda UP-së i kanë mbajtur zgjedhjet e brendshme të pikës së Prishtinës dhe takimin e forumin e të gruas së LVV-së.

‘‘Lëvizja Vetvendosje tash e sa herë abuzon me hapësirat e Universitetit të Prishtinës.

Sot mbledhjen e Këshillit Drejtues e mbajtën aty. Kohë më parë brenda UP-së i kanë mbajtur zgjedhjet e brendëshme të pikës së Prishtinës, takimin e forumin e të gruas së LVV-së e kështu me rradhë.

Por sigurisht këtë e ka bërë me leje nga vet akterët brenda UP-së – rektorë a dekan’’, ka shkruar ajo.