Mbipesha tek fëmijët, ja faktorët që ndikojnë. Si ta menaxhojmë! - Gazeta Express
string(61) "mbipesha-tek-femijet-ja-faktoret-qe-ndikojne-si-ta-menaxhojme"

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

23/07/2024 20:20

Mbipesha tek fëmijët, ja faktorët që ndikojnë. Si ta menaxhojmë!

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

23/07/2024 20:20

Mjekja pediatre Zerina Sheme ka ndarë në rrjetet sociale informacion në lidhje me mbipeshën, ku thekson se kjo e fundit është kequshqyerje që lidhet me disa faktorë.

Pediatrja shkruan se e rëndësishme është kufizimi i kalorazhit ditor në ushqimet e përpunuara dhe të mëremi me aktivitete sportive.

Lexo Edhe:

“Mbipesha është kequshyerje.

Ajo lidhet me disa faktorë.

1-ushqyerja e papërshtatshme,

(të procesuara….që kanë humbur vlerat gjatë përpunimit)

2- e tepërt (në kalori)

3- e njëanshme….Psh përdorimi pa kriter i brumërave në raport me proteinat.

4-Zakonet në ushqyerje ( abuzimi me kripën, sheqerin ose fasfoodet)

5-Përthithja jo e mirë në zorrët.

(Intolerancat dhe Infeksionet e shpeshta).

Këshilla

Këshillimi dietetik tek nutricionisti, dmth kufizimi i kalorazhit ditor në ushqimet e konsumuara.

Terapia e sjelljes (ndryshimi i të sjellurit ndaj ushqimeve)

Aktivitetet sportive mbeten mënyra më e mirë për të luftuar dhjamosjen”, shkruan mjekja.