Mbijetesa e Bremenit në Bundesligë i jep fund interesimit të Liverpoolit për Rashicën - Gazeta Express
string(85) "mbijetesa-e-bremenit-ne-bundeslige-i-jep-fund-interesimit-te-liverpoolit-per-rashicen"

Gazeta Express

07/07/2020 13:15

Mbijetesa e Bremenit në Bundesligë i jep fund interesimit të Liverpoolit për Rashicën

Gazeta Express

07/07/2020 13:15

Pasi që Werder Bremeni e siguroi të hënën në mbrëmje mbijetesën në sezonin e ardhshëm në Bundesligë, transferimi i Milot Rashicës nuk do të jetë i lehtë për t’u arritur nga klubet e interesuara për të dhe kjo bën që Liverpooli të raportohet se nuk është më në garë për kosovarin.

Milot Rashica ka qenë njëri ndër lojtarët më të spekuluar për të ardhmen e tij gjatë këtij sezoni, pasi që forma e tij e mirë kishte bërë që për të të interesohen shumë klube të mëdha evropiane, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Rashica ka klauzolë për shkëputjen e kontratës me Bremenin në vlerë prej 33 milionë funtesh, mirëpo kjo klauzolë do të ulej në 13 milionë funte nëse Bremeni do të binte nga Bundesliga këtë sezon.

Pikërisht rënien e Bremenit nga Bundesliga dhe transferimin e Rashicës për një shumë të ulët e donin shumë klube, si Leipzig e Liverpooli, dhe dëshira e tyre për pak sa s’u plotësua. Megjithatë, të hënën klubi gjerman e fitoi përballjen me Heidenheimin në barazh dhe e siguroi kështu pjesëmarrjen në Bundesligë edhe për sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, Rashica pritet të largohet prapëseprapë nga Bremeni gjatë afatit kalimtar të verës, por Liverpooli s’mendohet të jetë më në listën e opsioneve të tij për shkak të çmimit të tij më të lartë. /Gazeta Express/