Deri në 210 minuta po zgjasin pritjet për të dalë nga Kosova në pikën kufitare në Merdarë.
Kështl njoftohet në përditësimin e fundit në faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Pritje ka edhe në pikën Dheu i Bardhë, ku pritjet shkojnë deri në 60 minuta.
Në Mutivodë pritjet janë deri në 30 minuta, kurse në Jarinje deri në 10 minuta.