Mbi kockën, plugun dhe nobelisten Tokarczuk - Gazeta Express
string(42) "mbi-kocken-plugun-dhe-nobelisten-tokarczuk"

Mbi kockën, plugun dhe nobelisten Tokarczuk

Arte

Gazeta Express

28/06/2022 17:24

Për Tokarczuk, The Economist ka shkruar: Një ndër shkrimtaret më të mëdhaja humaniste të Europës

Nobelistja Olga Tokarczuk, sëfundmi ka ardhur në shqip më librin e saj “Kaloje plugun mbi kockat e të vdekurve, përkthyer nga Astrit Beqiraj e botuar nga IDK, me mbështetjen e programit Creative Europe.

Lexo Edhe:

Kjo është një ndër veprat e saj më të njohura. Autorja është një ndër shkrimtaret më të rëndësishme të panoramës së sotme letrare botërore: fituese e Çmimit Nobel për Letërsinë dhe Çmimit International Man Booker Prize, 2018.

Në këtë roman kemi të bëjmë me historinë e Janina Dushejkos, një inxhiniere në pension, e vendosur në një fshat të largët malor ku jep mësim në një shkollë të vogël, dhe po ashtu kujdeset për “shtëpitë verore”, pronarët e të cilave e kalonin dimrin në qytet. Pasioni i saj janë astrologjia dhe poezia e poetit të madh mistik anglez të shek. XVIII-të, William Blake. Jeta e saj, sidoqoftë, rrjedh e qetë, deri kur në fshat ndodhin një sërë vdekjesh misterioze. Fillimisht, policia mendon se bëhet fjalë për një rregullim hesapesh mes njerëzish të përfshirë në krim.

Gati të gjithë viktimat janë pjesë e elitës lokale, të cilët po ashtu i lidhte pasioni për gjuetinë. Por Janina mendon se vrasja e tyre në të vërtetë, është një lloj ndëshkimi i merituar, aq më tepër kur gjurmët e gjetura në vendin e krimit të bëjnë të mendosh se vrasjet mund ti kenë kryer… kafshët! Por kur Dushejko e parashtron këtë teori të saj, në fillim atë e marrin thjeshtë si një plakë të rrjedhur, por më pas ajo kthehet vetë në një ndër të dyshuarit kryesorë.

Një roman i bukur, një thriller ekologjist e metafizik, i ndërtuar rreth një enigme, në një stil që të kujton atë të veprave më të mira të Agatha Christie, duke na konfirmuar njëkohësisht se një thriller mund të shërbejë fare mirë si një instrument i fuqishëm i kritikës sociale. Liberale/

/Gazeta Express