Mbi ekspozitën PËRTEJ - Gazeta Express
string(21) "mbi-ekspoziten-pertej"

Arte

Gazeta Express

14/09/2022 16:56

Mbi ekspozitën PËRTEJ

Arte

Gazeta Express

14/09/2022 16:56

“Shkelzen Maliqi më së miri arrin të ideojë një shkëmbim dhe të shtrojë një dialog që në pamje të parë është i padukshëm dhe si rrjedhojë i parealizueshëm, por ai e di që është aty, duhet vetëm të pastrohet dhe të çlirohet nga shtresat e pluhurit të nacionalizmit dhe ideologjive të pakuptimta. Dhe, ky shikim përtej dukjes do të shërbejë si amalgamë e ideve të përbashkëta midis kuratorit dhe artistëve”. – Blerta Hoçia.

Shkëlzen Maliqi, iniciator dhe kurator i ekspozitës Përtej në Beograd në vitin 1997

Lexo Edhe:

Shkëlzen Maliqi (lindur më 1947) është filozof, analist politik dhe kritik i artit. Është autor i 16 librave dhe botues ose redaktor i disa revistave filozofike, kulturore dhe artistike (Fjala, Thema, MM, Arta etj.). Ka qenë ndër themeluesit e organizatës së parë opozitare në ish Jugosllavi (SHJID, 1989), themelues dhe kryetar i parë i Partisë Social-Demokratike të Kosovës (1900-1993), themelues dhe anëtar i Komitetit të Helsinkit të Kosovës (1990-1997), ndër themeluesit e Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur (1993-2000), themelues dhe kryetari i parë i Bordit të Fondacionit për Shoqëri Civile të Kosovës (1999-2001) etj.

Maliqi është mbështetës dhe promotor i skenës alternative kulturore dhe artistike në Kosovë, kurator i disa ekspozitave të artit bashkëkohor (“Përtej” CZKD Beograd 1997, Turn, Stamboll, 2001 etj.). Ka qenë anëtar i Bordit të Galerisë Kombëtare të Kosovës (2013-2015). Para do kohe ka botuar librin me kritika artistike „Arti në rezistencë, Shkrimet e fundshekullit XX“ (MM & Botime Koliqi, 2022).

Ekspozita nën temën Archiving Transition, e cila është pjesë e programit të Manifesta 14, dokumenton dhe arkivon ekspozitën PËRTEJ e cila zuri vend në Beograd në vitin 1997.
Artistët të cilët prezantuan punët e tyre në Beograd, Maksut Vezgishi, Mehmet Behluli dhe Ilir Bajri, nën kurim të Shkëlzen Maliqit, reflektojnë nga perspektiva e sotme mbi këtë ngjarje.
Pjesa dokumentuese dhe arkivore e ekspozitës PËRTEJ – Archiving Transition mund të shihet në Galeria 17, ndërsa prodhimi i ri me intervista të artistëve mund të shihet në Hotel Grand, në katin e parë.

Kontribuesit/et në realizim të ekspozitës

Kuratore: Blerta Hoçia, Fitore Isufi – Shukriu
Teknik: Skender Xhukolli
Video dhe montazha: Leart Rama
Prodhuar nga: Shtatëmbëdhjetë


ARTISTËT PJESËMARRËS NË EKSPOZITËN PËRTEJ, BEOGRAD 1997

Kurator: Shkëlzen Maliqi
Artistët: Maksut Vezgishi, Mehmet Behluli, Sokol Beqiri, Ilir Bajri

Ekspozita është hapur me 22 korrik dhe do të mbetet e hapur për publikun deri më 30 shtator.

/Gazeta Express