Prej më shumë se gjysmë shekulli, shumë ndërtesa në qendër të Prishtinës mbeten të mbuluara me çati që përmbajnë azbest, një material i njohur për rrezikun që paraqet për shëndetin.
Edhe pse i ndaluar në shumë vende të botës, në Kosovë ai vazhdon të jetë i pranishëm në infrastrukturë, përfshirë në gypat e ujit dhe në çati të objekteve private e të objekteve publike, si spitalet dhe shkollat.
Situata më shqetësuese mbetet në kryeqytet, ku sipas të dhënave zyrtare janë mbi 230 mijë metra katrorë çati të ndërtesave dhe rreth 70 kilometra gypa ujësjellësi me materiale azbesti.
Pritjes i erdh fund! Rrjeti i marketeve më të mëdha në Kosovë, ETC ka njoftuar për fillimin e fazës...