Mbi 7 mijë shoferë mbetën pa leje gjatë vitit 2019 - Gazeta Express
string(50) "mbi-7-mije-shofere-mbeten-pa-leje-gjate-vitit-2019"

Gazeta Express

15/02/2020 8:30

Mbi 7 mijë shoferë mbetën pa leje gjatë vitit 2019

Gazeta Express

15/02/2020 8:30

113 persona kanë humbur jetën vetëm gjatë vitit të kaluar nga aksidentet në trafik. Policia ka njoftuar se gjatë vitit paraprak gjithsej kanë ndodhur 16 mijë e 222 aksidente, teksa si pasojë e shkeljeve të rregullave në komunikacion mbi 7 mijë vozitës kanë mbetur pa leje të vozitjes.

Numri i lartë i aksidenteve në trafik në Kosovë po vazhdon të mbetet një ndër fenomenet më shqetësuese. Njohësit e çështjeve të sigurisë në komunikacion vlerësojnë se mungesa e strategjive për siguri në vend e veçanërisht në komunikacion po ndikon që numri i aksidenteve të rritet nga viti në vit.

Lexo Edhe:

Vetëm gjatë vitit që lamë pas 113 persona kanë vdekur në aksidente trafiku, teksa për t’u përkujdesur për sigurinë në rrugë nuk ka munguar as shqiptimi i tiketave për kundërvajtje në trafik, si dhe marrja e lejeve të vozitjeve për vozitësit e pandërgjegjshëm. Për 7 mijë e 319 shoferë është ndaluar vozitja e automjeteve si pasojë e shkeljeve që kanë bërë në trafik, teksa në përgjithësi nga PK-ja janë shqiptuar 445 mijë e 776 tiketa trafiku. Me Ligjin e ri për Rregullat e Trafikut Rrugor parashihen dënime astronomike financiare për shoferët që bëjnë shkelje në komunikacion, shkruan tutje “Zëri”.

Sipas këtij Ligji, nëse shpejtësia e lëvizjes brenda zonës urbane është mbi pesëdhjetë (50) km/h mbi shpejtësinë e lejuar, e përcaktuar me rregulla të përgjithshme, atëherë shoferi dënohet për kundërvajtje me gjobë prej 300 deri në 900 euro, ku përveç gjobës atij i shqiptohet masa mbrojtëse “Ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik” në kohëzgjatje prej së paku një (1) viti, si dhe i shqiptohen pesë (5) pikë negative.