Mbi 600 persona janë vaksinuar sot në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë - Gazeta Express

Mbi 600 persona janë vaksinuar sot në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë

Lajme

Gazeta Express

18/06/2021 12:43

Vetëm në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë gjatë paradites së të premtes janë vaksinuar mbi 600 qytetarë, kurse në nivel vendi janë rreth 3.300 persona të cilët morën vaksinën kundër COVID-19.

Kështu ka bërë të ditur në një prononcim për media, koordinatori i Qendrës “1 Tetori” në Prishtinë, Bardhi Nimani.

Sipas tij, totali i përgjithshëm i dozave të dhëna në nivel vendi janë 129.200 mijë vaksina antiCOVID-19.

“Edhe sot në sallën ‘1 Tetori’ është duke vazhduar procesi i vaksinimit anti-COVID-19. Aktualisht që po flasim sot janë vaksinuar mbi 600 persona në sallën 1 Tetori, ndërsa nëse i referohemi nivelit të vendit kemi mbi 3.300 doza të dhëna. Ndërsa totali i përgjithshëm i dozave të dhëna që ne po flasim në nivel vendi është 129.200 mijë vaksina. Kjo është situata aktuale e procesit të vaksinimit në nivel të Kosovës. Vaksina ka mjaftueshëm, mjafton që të kemi interesin e qytetarëve që të aplikojnë online, në e-Kosova”, tha ai.