Një godinë shumëkatëshe në zonën e Astirit, me një sipërfaqe prej 4 mijë metrash katrorë ndërtim pa leje, është bllokuar këtë të shtunë nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë së Tiranës.
Aksioni, i mbështetur nga forcat e Policisë Bashkiake, është zhvilluar në njësinë administrative nr. 14, në kuadër të operacioneve për frenimin e ndërtimeve të paligjshme në kryeqytet.Objekti i ndërtuar thuajse në përfundim, sipas autoriteteve vendore, rezulton në shkelje të rëndë të ligjit dhe pa asnjë leje ndërtimi.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...