Mbi 300 raste sivjet me kancer të gjirit, përfshirë 3 burra - Gazeta Express
string(58) "mbi-300-raste-sivjet-me-kancer-te-gjirit-perfshire-3-burra"

Lajme

Gazeta Express

05/10/2025 20:33

Mbi 300 raste sivjet me kancer të gjirit, përfshirë 3 burra

Lajme

Gazeta Express

05/10/2025 20:33

Statistikat tregojnë se 1 në 8 gra preken nga kanceri i gjirit. Prandaj, është jetike informimi dhe ndërgjegjësimi për kontrolle. Të dhënat e regjistruara sivjet, nuk dallojnë shumë nga ato të vitit paraprak.

Në Klinikën e Onkologjisë këtë vit janë regjistruar mbi 300 raste me kancer të gjirit, 3 prej tyre janë burra.

Me fillimin e muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, janë shtuar thirrjet për të gjitha vajzat dhe gratë për kujdes të shtuar dhe kontrolle mjekësore për të parandaluar këtë sëmundje.

Diagnostikimi i hershëm, sipas drejtorit të Onkologjisë, Ilir Kurtishi, e bën më të lehtë trajtimin.

 “Shumica nga këta diagnostikohen për fat të mirë, mbi 50 për qind në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes gjë që e bën më të lehtë dhe më të suksesshëm trajtimin e kësaj sëmundjeje”, theksoi Kurtishi.

Statistikat tregojnë se 1 në 8 gra preken nga kanceri i gjirit. Prandaj, është jetike informimi dhe ndërgjegjësimi për kontrolle.  Të dhënat e regjistruara sivjet, nuk dallojnë shumë nga ato të vitit paraprak.

 “Është një shenjë e mirë që këtë vit, për 9 muaj kemi regjistruar rreth 320-330 raste me kancer të gjirit, prej tyre janë 3 meshkuj, ky numër është i njëjtë me vitin 2024 dhe mbas këtij trendi ne mendojmë që edhe fundi i këtij viti do ta gjejë Kosovën me shifrat e njëjta pra të mos kalohet shifra prej 450-460 pacientëve të cilët për herë të parë kanë këtë sëmundje”, tha Kurtishi.

Kanceri i gjirit mbetet një sfidë serioze shëndetësore për gratë në të gjithë botën. Fushata gjatë gjithë tetorit ka për qëllim vetëdijesimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve që me vetëkontrolle e kontrolle të rregullta mund të bëjnë hapin e parë për shpëtimin e jetës./RTK