Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Krujës pasi morën peng një të mitur në fillim të muajit gusht.
Dy autorët janë identifikuar si Edmond Kovaçi, 33 vjeç dhe Dashnor Kovaçi, 22 vjeç. Ndërkohë në kërkim janë shpallur edhe dy të tjerë.
Sipas njoftimit të policisë të arrestuarit e morën peng pas një konflikti.
Pas kallëzimit në polici të rinjtë kanë goditur me grushte të miturin, një 22-vjeçar dhe një 36-vjeçar (të cilët e shoqëronin të miturin), me qëllim që ata të tërhiqnin denoncimin e bërë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të veprimeve të thelluara hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 01.08.2025, pas komunikimit me Prokurorin, bënë ndalimin e shtetasve:
E. K., 33 vjeç dhe D. K., 22 vjeç, të dy banues në Krujë. Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit E. K. dhe A. Z.
Gjatë hetimeve rezultoi se dy të arrestuarit, pas një konflikti për motive të dobëta, i kanë hequr lirinë një shtetasi të mitur.
Më tej, pas kallëzimit, shtetasit E. K. dhe A. Z. (në kërkim), kanë goditur me grushte shtetasin e mitur, si edhe një 22-vjeçar dhe një 36-vjeçar (të cilët e shoqëronin të miturin), me qëllim që ata të tërhiqnin kallëzimin.
Punohet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”, njoftoi sot policia.