Mbi 300 bimë të kultivuara dhe 121 kg kanabis në Himarë, shpallen në kërkim dy persona - Gazeta Express
string(85) "mbi-300-bime-te-kultivuara-dhe-121-kg-kanabis-ne-himare-shpallen-ne-kerkim-dy-persona"

Shqiperi

Gazeta Express

27/09/2025 14:31

Mbi 300 bimë të kultivuara dhe 121 kg kanabis në Himarë, shpallen në kërkim dy persona

Shqiperi

Gazeta Express

27/09/2025 14:31

Policia e Vlorës ka goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike në një zonë malore midis fshatrave Shën Vasil dhe Lukovë, ku u asgjësuan 302 bimë të dyshuara kanabis dhe u sekuestruan 121 kilogramë bimë narkotike në proces tharjeje.

Në vijim të veprimeve hetimore, Policia shpalli në kërkim dy shtetas të dyshuar si autorë të këtij aktiviteti kriminal: R. B., 41 vjeç, banues në Lukovë;A. N., 30 vjeç, banues në Delvinë.

Të dy personat akuzohen për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprime të mëtejshme.