Mbi 3 mijë e 600 punëtorë shëndetësorë kanë vdekur nga COVID-19 në SHBA - Gazeta Express
string(71) "mbi-3-mije-e-600-punetore-shendetesore-kane-vdekur-nga-covid-19-ne-shba"

Lajme

Gazeta Express

08/04/2021 18:14

Mbi 3 mijë e 600 punëtorë shëndetësorë kanë vdekur nga COVID-19 në SHBA

Lajme

Gazeta Express

08/04/2021 18:14

Më shumë se 3 mijë e 600 punonjës të sistemit shëndetësor amerikan kanë humbur jetën në vitin e parë të pandemisë së koronavirusit.

Kjo është ajo që ka dalë nga një raport i “Lost on the Frontline”, një hetim 12-mujor nga “Guardian dhe Kaiser Health NeWs (KHN).

Në raportin e plotë të “Lost on the Frontline” për vdekjet e punonjësve të kujdesit shëndetësor në SHBA zbulohet se shumë prej këtyre vdekjeve mund të ishin parandaluar, si edhe pabarazitë në lidhje me racën dhe etnitetin.

Qeveria federale nuk i ka ndjekur gjerësisht këto të dhëna, por janë shtuar thirrjet që administrata e Biden t’i përllogarisë. Projekti, i cili gjurmonte kush humbi jetën dhe pse, jep të dhëna konkrete mbi funksionimin dhe dështimet  e sistemit të kujdesit shëndetësor të SHBA-së gjatë pandemisë.

Ndër zbulimet kryesore të raportit janë pabarazitë e thella të lidhura me racën, etninë dhe statusin ekonomik në fuqinë punëtore të kujdesit shëndetësor të Amerikës.

Punëtorët me pagë më të ulët që merreshin me kujdesin e përditshëm të pacientit, duke përfshirë infermieret, personelin ndihmës dhe punonjësit e shtëpive të të moshuarve, kishin më shumë të ngjarë të vdisnin në pandemi se sa mjekët.

Seria e raporteve hetimore një vjeçare zbuloi se shumë prej këtyre vdekjeve mund të ishin parandaluar.

Mungesa e pajisjeve mjekësore dhe maskave, mungesa e testimit të Covid, gjurmimi i dobët i kontakteve, udhëzimi i paqëndrueshëm i maskave nga politikanët, hapat e gabuar nga punëdhënësit dhe zbatimi i butë i rregullave të sigurisë në vendin e punës nga rregullatorët qeveritarë të gjitha kontribuan në rritjen e rrezikut me të cilin përballen punonjësit e kujdesit shëndetësor.

Studimet tregojnë se punonjësit e kujdesit shëndetësor kishin më shumë se 3 herë më shumë gjasa të kontaktonin Covid sesa publiku i gjerë.