Mbi 2,600 shtëpi do të përfitojnë subvencione për efiçiencë të energjisë - Gazeta Express
string(71) "mbi-2600-shtepi-do-te-perfitojne-subvencione-per-eficience-te-energjise"

Mbi 2,600 shtëpi do të përfitojnë subvencione për efiçiencë të energjisë

Lajme

Gazeta Express

02/12/2020 18:00

Mbi 2600 shtëpi dhe banesa individuale do të bëhen efiçiente përmes pakos HER të projektit Subvencionet për Efiçiencë të Energjisë në Kosovë (SEEK), që është lansuar nga Fondacioni i Mileniumit i Kosovës (MFK). HER është shkurtesa për emrin e plotë të pakos “Rinovimet për Efiçiencë në Njësitë e Banimit” përmes së cilës familjet Kosovare tani mund të aplikojnë për subvencione për t’i rinovuar njësitë e tyre të banimit përmes përmirësimeve në izolimin termik të mureve, izolimit të çative si dhe përmirësimeve të pajisjeve me efiçiencë të energjisë.

Synim i veçantë i Pakos HER është zvogëlimi i konsumit të energjisë elektrike në sektorin e banimit me fokus të veçantë zvogëlimin e përdorimit të energjisë elektrike për ngrohje dhe promovimin e përdorimit të pajisjeve ngrohëse me efiçiencë të energjisë.

Lexo Edhe:

SEEK është projekt 20.6 milion dollarësh dhe njëherit projekti më i madh deri më tani për efiçiencë të energjisë në sektorin rezidencial në Kosovë. SEEK financohet nga Korporata e Sfidave të Mileniumit (MCC) dhe implementohet nga MFK me partnerët e sajë GFA Consulting Group dhe HPC International.