Shumë vende po planifikojnë hapjen graduale
pasi mendohet se koronavirusi e ka kaluar pikun e tij. Në Gjermani gjatë 24
orëve të fundit janë shënuar 202 të vdekur nga koronavirusi
Sipas autoriteteve zyrtare Gjermania gjatë 24
orëve të fundit shënoi 202 të vdekur nga Covid-19 dhe 1 mijë e 304 raste të
reja. Numri total i rasteve ka shkuar mbi 157 mijë, ndërsa në total ka 6 mijë e
115 të vdekur nga koronavirusi.
Kujtojmë që Gjermania ka një numër shumë më të
ulët rastesh dhe vdekjesh në krahasim me Italinë, Spanjën dhe Francën.