Rreth 200 kenianë po luftojnë për Rusinë në luftën e saj kundër Ukrainës dhe më shumë mund të rekrutohen në konflikt, thonë autoritetet, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.
Midis tyre janë ish-anëtarë të forcave të sigurisë së Kenias, sipas Ministrit të Punëve të Jashtme të Kenias, Musalia Mudavadi.
Disa nga ata që janë shpëtuar thanë se u detyruan të montonin dronë dhe të trajtonin kimikate pa trajnimin e duhur ose pajisjet mbrojtëse, shtoi ministri.
Presidenti kenian William Ruto javën e kaluar i kërkoi qeverisë ukrainase të sigurojë lirimin e kenianëve që mbahen aktualisht në zonën e konfliktit.
Rreth 1,400 qytetarë nga e gjithë Afrika po luftojnë përkrah forcave ruse në Ukrainë, me disa të rekrutuar përmes mashtrimit, tha qeveria ukrainase javën e kaluar.
Një atlet i ri kenian u kap në shtator në Ukrainë dhe tha se ishte mashtruar për t’u bashkuar me ushtrinë ruse.