Mbi 20 të plagosur në sulmin në Kharkiv dhe disa të mbetur nën rrënoja - Gazeta Express
string(70) "mbi-20-te-plagosur-ne-sulmin-ne-kharkiv-dhe-disa-te-mbetur-nen-rrenoja"

Lajme

Gazeta Express

01/03/2022 12:30

Mbi 20 të plagosur në sulmin në Kharkiv dhe disa të mbetur nën rrënoja

Lajme

Gazeta Express

01/03/2022 12:30

Më shumë se 20 persona janë plagosur në një shpërthim në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, tha Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës në një video të postuar në llogarinë e tij zyrtare në Facebook të martën, raporton CNN.

Gjithashtu, raportohet se ka persona të cilët kanë mbetur nën rrënoja, përcjell Gazeta Express.

“Si pasojë e granatimeve me artileri, një ndërtesë e administratës shtetërore dhe godina ngjitur u dëmtuan. Njerëzit janë bllokuar nën rrënoja. Shefi i operacioneve të shpëtimit mësoi se mbi 20 persona janë plagosur”, tha një pjesëtar i shërbimit në video.

“Janë tetë skuadra shpëtimi emergjente në vend që po punojnë… Puna vazhdon”, tha ai.