Vëllai i Agon Zejnullahit ka treguar se si ishte trupi i të ndjerit, duke theksuar se ka pasur mbi 20 plagë.
Ai në emisionin Pressing në T7 tha se të dy brinjët kanë qenë krejtësisht të mavijosura.
“Mbi 20 plagë mbi trupin e tij, te brinjët ka qenë i mavijosur, ka pasur lëndim të theksuar në ballë, vetullën e çarë, te këmbët komplet të lënduara, te krahët mishi jashtë ka qenë, në çdo pjesë të trupit ka pasur lëndime”, tha vëllai i 27-vjeçarit.