Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit janë shqiptuar 2486 gjoba trafiku.
Gjatë kësaj kohe, po ashtu janë raportuar të kenë ndodhur 27 aksidente me dëme materiale, dhe, 22 me të lënduar.
Nga policia bëhet e ditur edhe se, janë arrestuar 45 persona, ku 25 janë dërguar në mbajtje.
