Mbi 10 mijë shtetas kërkuan leje qëndrimi në 7 muaj në Shqipëri - Gazeta Express
string(63) "mbi-10-mije-shtetas-kerkuan-leje-qendrimi-ne-7-muaj-ne-shqiperi"

Shqiperi

Gazeta Express

21/08/2025 20:20

Mbi 10 mijë shtetas kërkuan leje qëndrimi në 7 muaj në Shqipëri

Shqiperi

Gazeta Express

21/08/2025 20:20

Shqipëria po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacion jo vetëm turistik, por edhe për punë e jetesë. Rrugët e Tiranës dhe qyteteve të tjera, veçanërisht zonave bregdetare, po popullohen nga shtetas të huaj që kanë gjetur mundësi punësimi në vendin tonë.

Sipas të dhënave zyrtare, vetëm deri në fund të muajit korrik 2025 janë regjistruar 10,256 aplikime për leje qëndrimi nga shtetas të huaj, ku 7,095 prej tyre kanë qenë për arsye punësimi. Ndërkohë, nga këto kërkesa janë miratuar 8,152.

Në krye të listës për këtë vit janë filipinasit me 1,351 aplikime, të ndjekur nga italianët (1,326), indianët dhe egjiptianët. Ky trend shënon një ndryshim nga viti 2024, ku italianët kryesonin ndjekur nga egjiptianët.

Filipinasit janë angazhuar kryesisht si baby-sitter, punonjës shtëpie, në sallone estetike dhe profesione të tjera ku tregu shqiptar po përballet me mungesë të krahut të punës.

Kërkesa për punonjës të huaj vjen si pasojë e boshllëqeve në tregun lokal të punës, me kompani shqiptare dhe të huaja që po kërkojnë alternativa për të plotësuar nevojat e tyre. Përveç arsyeve të punës, lejet e qëndrimit janë kërkuar edhe për studime, bashkim familjar dhe motive të tjera.

Statistikat tregojnë një rritje të ndjeshme të kërkesave krahasuar me vitin e kaluar, ku për gjithë vitin 2024 pati 13,176 aplikime dhe 12,856 miratime. Vetëm për gjysmën e parë të 2025-ës, shifrat kanë arritur pothuajse të njëjtin nivel.