Mbi 1 mijë e 400 raste të dhunës në familje, viktima kryesisht gratë - Gazeta Express
string(67) "mbi-1-mije-e-400-raste-te-dhunes-ne-familje-viktima-kryesisht-grate"

Gazeta Express

05/12/2019 20:51

Mbi 1 mijë e 400 raste të dhunës në familje, viktima kryesisht gratë

Gazeta Express

05/12/2019 20:51

Në Kosovë vazhdon fenomeni i dhunës në familje, 1444 raste raportohen në Polici

Dhuna në familje është e përditshme në Kosovë.

Lexo Edhe:

Kjo dëshmohet edhe përmes raportit 24 orësh të Policisë, që publikohet çdo ditë.

E një rast i tillë, i dhunës në familje, është raportuar edhe mbrëmë.

Një person, i gjinisë mashkullorë është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Kjo pasi, ai kishte ushtruar dhunë fizike, ndaj bashkëshortes së tij.

E këtë gjë ai e kishte bërë për pesë muaj rresht.

“Fushë Kosovë 04.12.2019 – 08:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili në vazhdimësi për pesë muaj kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër K/Shqiptare e cila ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit  është dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Polisë së Kosovës.

Rast të tillë të dhunës familjare, mbrëmë pati edhe në Gjilan.

Sipas të dhënave zyrtare nga Policia e Kosovës, shihet se mbrëmë,  është arrestuar një mashkull shqiptar.

Edhe ky i fundit ishte arrestuar për të njëjtën arsyeje.

Por, këto nuk janë rastet e vetme.

Sipas statistikave zyrtare nga Policia e Kosovës, në nëntë mujorin e parë të këtij viti, janë raportuar 1444 raste të dhunës në familje.

Policia e Kosovës, tregon se për këtë vepër, janë arrestuar 580 persona.

Ndërkaq si të dyshuar janë 288 femra, dhe 1156 meshkuj.

Por, ka edhe qindra raste të tjera, që mbesin në heshtje.

Kjo pasi që disa gra nga frika e dhunuesit, nuk kanë guxim të shkojnë në polici.

E një arsyeje tjeter, sipas Anton Rrecaj, këshilltar ligjor ne CLARD, është pasi grate ende vazhdojne te jene te varura ekonomikisht nga burrat e tyre.

Anton Rrecaj, keshilltar ligjor.

“Ne kemi shume viktima ne vend te cilat jane viktima te abuzimeve te ndryshme, por qe nuk kane guxim qe te marrin iniciativa ti mbrojnë te drejtat e veta, mirepo ne e kemi vrejte arsyeja pse nuk kan  guxim eshte pikerisht pse femrat skane pavaresi ekononmike, po ta kishin kete guximi do te ishte me ndryshme’’, ka thënë Anton Rrecaj.
Andaj, në kuadër të fushatës “16 ditë aktivizëm kundër dhunës në baza gjinore” CLARD këtë të e Enjte, në sheshin Zahir Pajaziti ka organizuar një takimi me qytetarë.

E kjo pikërisht për të diskutuar pikërisht për dhunën në familje, e për të dhënë ndihma juridike falas për ata që kanë nevojë,.

“Fushata, Kryesisht zhvillohet ne ate te infromimit pike se paari se cilat jane organet kompetente, si simbolike qe e bëjmë sot, por edhe njëkohësisht cilat janë organet kompetente te lajm një rast i tille”, thotë Rrecaj.

E një realitet tjetër në Kosovë, është edhe mosndëshkimi  i atyre që kryejnë këtë vepër.