string(107) "mbi-1-7-milione-euro-shpenzime-per-fushate-gjoba-mbi-200-mije-euro-kaq-shpenzoi-vvja-per-zgjedhjet-e-fundit"

Lajme

Gazeta Express

02/05/2025 19:05

KQZ: Mbi 1.7 milionë euro shpenzime për fushatë, gjoba mbi 200 mijë euro – Kaq shpenzoi VV’ja për zgjedhjet e fundit

Lajme

Gazeta Express

02/05/2025 19:05

Sot gjatë ditës, KQZ ka publikuar raportet e paaudituara të deklarimit financiar të fushatës zgjedhore të subjekteve politike për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, 9 shkurt 2025, shkruan Gazeta Express.

Ndër partitë, shpenzimet e secilës janë bërë publike në raport, është sigurisht edhe Lëvizja Vetëvendosje.

Nga të dhënat që ka publikuar KQZ-ja, shihet se VV ka deklaruar shpenzime edhe për pagat dhe kompenzimet, pagesat e vëzhgueseve e ‘‘beneficione tjera’’. Këtu shpenzime e VV-së arrijnë deri afër 37 mijë euro.

VV-ja ka deklaruar edhe shpenzimet e transportit të cilat kanë kaluar shifrën prej 199 mijë eurosh.

Në raport kuptohen edhe shpenzimet që Lëvizja Vetëvendosje ka pasur lidhur me ushqimin, radio e spotet televizive, shpenzimet e tjera të reklamave, reprezentacionet dhe konferencat, të cilat gjithsej kalojnë shifrën prej 1.1 milion eurosh.

Tutje, në raportin e KQZ-së bëhet e ditur edhe shuma e gjobave që ka marrë partia e Albin Kurtit, e që e cila kanë shifrën prej 212 mijë euro.

Përfundimisht, Lëvizja Vetëvendosje, gjatë periudhës mes 16 gushtit të vitit të kaluar, dhe 9 shkurtit të këtij viti, ka shpenzuar mbi 1.7 milionë euro. /GazetaExpress