Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, priti në takim përfaqësuesit e Sindikatës së Ndërmarrjes “Pastrimi” pas situatës së rëndë të krijuar në kryeqytet, për shkak mosheqjes së mbeturinave disa ditë, gjë që ngjalli pakënaqësi të mëdha ndër qytetarë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, prit në takim përfaqësuesit e Sindikatës së Ndërmarrjes “Pastrimi” pas situatës së rëndë të krijuar në kryeqytet pas mosheqjes së mbeturinave disa ditë, gjë që ngjalli p kënaqësi të mëdha ndër qytetarë, raporton Ekonomia Online.
Rama tha se punëtorët nuk janë fajtorë për situatën e krijuar dhe theksoi se problemi qëndron te menaxhmenti i ndërmarrjes, që sipas tij nuk ka ditur të menaxhojë proceset.
“Faji nuk është tek ju, as ne nuk i fajësojmë punëtorët. Faji është te menaxhmenti dhe nuk duhet me udhëheq njerëzit të cilët nuk e dinë procesin. Ne qysh në vitin e kaluar e kemi marrë iniciativën me sjellë edhe kompani private për të ndihmuar pastrimin, sepse kemi parë që ka nevojë prej që kemi sjellë ata qyteti është pastruar, por në asnjë kohë nuk e kemi cenuar kompaninë ‘Pastrimi’. Qyteti është në rritje e sipër dhe ka nevojë më të madhe. Punëtorët që nuk e kanë asnjë faj hyjnë në mes të tyre. Jemi për të kryer shërbime ndaj qytetarëve të kryeqytetit. Mua më intereson mirëqenia e shërbimeve ndaj qytetarëve të kryeqytetit. Me u përdor një institucion për përfitime politike të tyre më lënë me bërllok të gjithë kryeqytetin kjo është e papranueshme dhe sot dhe asnjëherë nuk do ta lejojmë”, tha Rama.
Përfaqësuesi i Sindikatës së ndërrmarjes “Pastrimi: tha të mos dëmtohen punëtorët.
“Ne si klasë punëtorë prej sjelljes së kaminonëve dhe kontejnerëve qyteti ka qenë më i pastër. Ne si sindikatë nuk merremi me menaxhmentin, por ju si kryetar duheni të merreni me ta. Nëse nuk e bëjnë punët menaxhmenti duhet dhe të shkarkohen, por mos të dëmtohen punëtorët kjo na intereson neve”, tha ai.
Nga ana tjetër, njëkohësisht para komunës së Prishtinës po protestojnë punëtorët e ndërmarrjes “Pastrimi” , duke mbajtur pankartat “Paguaje borxhin ti borxhli i keq”, duke shprehur pakënqësinë me mospagesat nga ana e komunës së Prishtinës ndaj Ndërmarrjes “Pastrimi”.
Kryetari i Prishtinës, Rama, një ditë më parë paralajmëroi se nga sot do të zgjidhet problemi i pastrimit të kryeqytetit duke bërë të kuptohet se ka angazhuar kompani private.
“Shpreh mirënjohjen time të thellë për ekipet në terren, që po punojnë ditën dhe natën për të menaxhuar situatën e rënduar me mbeturina. Falënderoj nga zemra edhe qytetarët për durimin dhe mirëkuptimin e treguar. Ju lusim për durim – ekipet tona do të arrijnë në të gjitha lagjet! Sabotazhi te qytetarët e Prishtinës nuk kalon!, shkroi mbrëmë në fb, Rama.