Dritan Shakohoxha dhe disa gazetarë të tjerë shqiptarë janë përballur sërish me një situatë të pakëndshme, të ngjashme me atë të vitit 2014.
Ata u ndaluan dje për më shumë se tre orë në aeroport nga autoritetet serbe, të cilat nuk i lejuan disa prej tyre të largoheshin, duke u mbajtur pashaportat.
Në lidhje me ngjarjen, ka reaguar Dritan Shakohoxha, i cili ka treguar se bashkë me Marin Memën, Arlind Sadikun dhe disa gazetarë të tjerë, e gjetën veten në një “listë të zezë”.
Sipas tij, autoritetet serbe nuk dhanë asnjë shpjegim të qartë, por vetëm i pyetnin vazhdimisht për arsyen e udhëtimit të tyre në Beograd. Pas disa orësh pritjeje dhe pas një sërë pyetjesh të përsëritura, gazetarët u lejuan më në fund të largoheshin.
“Ishte sërish një situatë absurde. Më morën pasaportën mua dhe disa kolegëve të tjerë nga Shqipëria dhe nuk na jepnin asnjë shpjegim. Më pas pashë emrin tim, të Arlind Sadikut, Marin Memës dhe disa gazetarëve të tjerë nga Shqipëria që ishin aty dhe na kishin futur në një lloj liste të çuditshme. Na pyesnin vazhdimisht se ‘Për çfarë kishim shkuar në Beograd?’. Largoheshin. Vinin prapë: pyesnin, iknin prapë. Një marrëzi e pafund. Deri sa në fund na lejuan të largoheshim”, ka deklaruar Shakohoxha./GazetaExpress/