Mbeti pa banesë prej tërmetit, gruaja nga Durrësi sjell në jetë vajzën - Gazeta Express
string(69) "mbeti-pa-banese-prej-termetit-gruaja-nga-durresi-sjell-ne-jete-vajzen"

Mbeti pa banesë prej tërmetit, gruaja nga Durrësi sjell në jetë vajzën

Gazeta Express

02/12/2019 22:14

Banesa e familjes Sula në Manzë të Durrësit është shembur tërësisht nga tërmeti, i cili goditi vendin më 26 Nëntor. E strehuar në çadër për Ardjana Sulën dhe të gjithë familjen ka ardhur  një mrekulli.

Ajo ndodhej në muajin e 9-të të shtatzënisë dhe ka sjellë në jetë vogëlushen e saj, të cilën e ka pagëzuar me emrin Ajsel. Këtë lajm e ka ndarë në rrjete sociale ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu

Lexo Edhe:

“Mrekullia e jetës! Ndërsa familja Sula ka mbetur e pastrehë si pasojë e tërmetit dhe është strehuar në çadrën e emergjencës në Manëz, pak orë më parë ka lindur Ajsel, vajza e tyre që gëzon shëndet të plotë bashkë me mami Ardjanën Ajsel #TiNukDoJeshKurrëVetëm”,- shkruan ministrja.