Të pabazuar në prova dhe të ndikuar politikisht me qëllim goditjen e opozitës e quajti ish kryeministri Sali Berisha procesin e ndjekur nga Komisioni Special i Apeleve dhe Emigracionit ne Londër që vendosi të lërë në fuqi shpalljen e tij non grata dy vite më parë.
“Rastet e paraqitura duken qartë se janë përpjekje për të ndaluar opozitën të sfidojë pushtetin e korruptuar, që eksporton krim të organizuar, por që pranon të marrë refugjate sipas dëshirës së kërkueseve/lobuesve. Kjo provon qartë se, jo vetëm SIAC nuk ka hetuar zbulimin e të vërtetës, por edhe se vendimi i Sekretares është marrë në bazë të artikujve të mediave të sponsorizuar nga Soros”.
“Kjo vetëm sepse ambasadori ka marrë të gatshme shprehjet e Lulzim Bashës. Theksoj se ky përjashtim i qëllimshem i provave vjen: Pasi ambasadori ambasadorit Alastair King Smith i dështuan provat e paraqitura ndaj meje në Home Ofiçe, duke e detyruar të kalonte nga zyra në zyrë në Tiranë duke kërkuar prova tjera dhe duke u shprehur në konfidencë se në e përjashtuam Berishen, por na duhen prova se ai na ka paditur”, shtoi Berisha.
Shpifje, të bazuara në deklarata te rreme, I ka quajtur Berisha 5 akuzat e Britanisë së Madhe në adresë të tij.