Mbetet i lartë numri i të shtruarve në spitalet COVID/ Ministria jep detaje, ja sa pacientë janë në terapi intensive dhe sa të intubuar - Gazeta Express

Mbetet i lartë numri i të shtruarve në spitalet COVID/ Ministria jep detaje, ja sa pacientë janë në terapi intensive dhe sa të intubuar

Shqiperi

Gazeta Express

05/08/2020 17:06

Vendi ka regjistruar sot një rekord rastesh të reja me koronavirus, 139, ndërsa fatkeqësisht gjashtë persona humbën jetën.

Ndërkohë vijon të jetë i lartë edhe numri i personave të shtruar në dy spitalet COVID.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 110 pacientë te konfirmuar pozitiv ku 21 paciente janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacientë të intubuar.

Që nga fillimi i epidemisë, vendi ka regjistruar 5889 persona të infektuar me koronavirus, ndërsa raste aktive janë 2589.

Ndërkohë, fatkeqësisht, 182 persona nuk e kanë fituar dot betejën me këtë sëmundje.

Në 24 orët e fundit u shëruan 69 persona, duke e çuar numrin në total në 3123.