Policia e Gjirokastrës dhe shërbimet zjarrfikëse iu shkuan në ndihmë tre turistëve, të cilët duke eksploruar me këmbë zonën, kishin mbetur të bllokuar pasi njëri prej tyre ishte rrëzuar në përrua.
Policia njoftoi se “pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër dhe të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, emergjencat civile dhe me ekipin mjekësor, u nisën në drejtim të zonës ku kishin mbetur të bllokuar 3 shtetasit”.
“Shtetasi 70 vjeç që kishte rënë në përrua u nxor nga aty në gjendje të mirë shëndetësore, iu dha ndihma e parë dhe më pas u transportua për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër”, njoftoi policia.