Mbesin pa ujë një pjesë e Prishtinës, Obiliqit dhe Podujevës - Gazeta Express
string(59) "mbesin-pa-uje-nje-pjese-e-prishtines-obiliqit-dhe-podujeves"

Lajme

Gazeta Express

25/06/2021 11:26

Mbesin pa ujë një pjesë e Prishtinës, Obiliqit dhe Podujevës

Lajme

Gazeta Express

25/06/2021 11:26

Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit ”Prishtina”, ka njoftuar se mëngjesin e ditës së sotme janë shfaqur disa probleme teknike brenda Impiantit të Trajtimit të Ujit në Albanik ( siç e quajmë “fabrika e Batllavës”), prej së cilës furnizohen me ujë Podujeva me fshatra, fshatrat Albanik-Prishtinë, si dhe pjesa dërmuese e qytetit të Prishtinës që varet nga ky impiant.

Sipas njoftimit, ekipet e operimit dhe mirëmbajtjes po qëndrojnë brenda Impiantit duke u munduar të sanojnë problemin teknik sa më parë që është e mundur, me të gjitha kapacitetet për punë.

Lexo Edhe:

“Për shkak të këtij defekti, ne jemi të detyruar që sot të punojmë me kapacitet të përgjysmuar nga ky impiant. Pavarësisht këtij defekti, ne do bëjmë çmos që të kemi shpërndarje të mirë dhe të barabartë të ujit brenda qytetit të Prishtinës, duke mos garantuar në disa pjesë furnizim pa ndërprerje me ujë të pijshëm, deri në sanimin e defektit.

Tash, të gjitha fshatrat që gravitojnë përgjatë gypit magjistral Albanik-Prishtinë do të mbesin pa furnizim me ujë të pijshëm po ashtu, fshati Shkabaj, fshati Mazgit dhe fshati Bakshi. Në qytetin e Prishtinës ndërprerje të furnizimit me ujë gjatë periudhës së mesditës së sotme do të kenë konsumatorët që furnizohen nga rezervuari KODRA dhe ata janë : lagjja ” Kodra e Trimave”, një pjesë e lagjes” Arbëria” kah komuna e re e Prishtinës dhe lagjja ” Përroi i Njelmët”. Po ashtu, pa furnizim me ujë do mbeten edhe qyteti i Podujevës me fshatra”, thuhet në njoftim.