Mbështetje shtesë për ekonominë prej tetë milionë eurove për kapital qarkullues dhe 50 milionë për mbrojtje të likuiditetit - Gazeta Express
string(123) "mbeshtetje-shtese-per-ekonomine-prej-tete-milione-eurove-per-kapital-qarkullues-dhe-50-milione-per-mbrojtje-te-likuiditetit"

Mbështetje shtesë për ekonominë prej tetë milionë eurove për kapital qarkullues dhe 50 milionë për mbrojtje të likuiditetit

Gazeta Express

01/04/2020 16:10

Tetë milionë euro shtesë janë siguruar përmes Bankës zhvillimore për mbështetje të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme për kapital qarkullues dhe rreth 50 milionë euro për mbrojtje të likuiditetit të ndërmarrjeve, përcjell GazetaExpress nga Portalb.

Ky është seti i dytë i masave që Qeveria i miratoi sot në seancë, të cilat i komunikoi kryeministri Oliver Spasovski në një konferencë për shtyp.

Lexo Edhe:

“Banka zhvillimore përveç 5,7 milionë eurove, do të lëshojë edhe tetë milionë euro shtesë kredi pa interes për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, të cilat mund t’i përdorin në varësi të numrit të të punësuarve. Shuma maksimale, që do të  aprovohet nuk do të jetë më e lartë se 5,535 milionë denarë ose 90 mijë euro, ndërsa vlera minimale më e ulët se 184,000 denarë ose 3,000 euro”, tha Spasovski.

Kreditë do të aprovohen me një periudhë shlyerjeje deri në tre vjet me grejs periudhë prej 12 muajve dhe kanë për qëllim kapitalin qarkullues. Shlyerja, siç tha kryeministri, do të bëhet në pagesa tremujore. Kreditë janë pa interes dhe pa shpenzime administrative, ndërsa do të sigurohen me një kambial të vlerësuar nga një prej shfrytëzuesve të kredisë në formën e një akti noterial me një klauzolë ekzekutive

Kryeministri shtoi se rreth 50 milionë euro nga Banka e zhvillimit e Maqedonisë së Veriut do të vendosen përmes bankave komerciale për mbrojtje të likuiditetit të kompanive.

Mjetet, siç shpjegoi ai, sigurohen në kuadër të marrëveshjes aktuale që Banka zhvillimore e ka me Bankën Evropiane Investuese, gjegjësisht është në gjendje të tërheq një pjesë të përdorur të linjës së kredisë në vlerë prej 50 milionë eurove me normë të ulët interesi.

Banka zhvillimore investon fonde nga kjo linjë krediti, të dedikuat për mbështetje të projekteve të reja, punësimeve të reja, rritje të likuiditetit të ekonomisë dhe rritje të eksportit, i rendit përmes bankave afariste deri te përdoruesit e fundit, gjegjësisht deri te ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe kompanitë me kapitalizim të tregut të mesëm.

Me këtë masë, sipas kryeministrit, Banka zhvillimore do të ofrojë normë interesi prej 0 përqindëve për bankat afariste, të cilat do të shkojnë me marzhë më të ulët dhe do të mund të ofrojnë kredi me interes prej rreth 1.5 për qind.

Ndër masat e marra sot, kryeministri përkujtoi Dekretin për lehtësimin e kushteve kontraktuale të kredive nga bankat dhe shtëpitë e kursimeve, të cilat lejojnë që bankat në mënyrë të lehtë dhe të thjeshtë t’i shtyjnë kreditë pa nënshkruar anekse dhe shkuarje në bankë.

Ai shtoi se kjo masë tashmë po zbatohet dhe pret që ajo të respektohet.

“Ne përgjithësisht bisedojmë me të gjithë dhe të gjithë duhet të jenë pjesë e zgjidhjes. Kanë nga të gjithë pëlqim. Marrin vendime në bordet e tyre drejtuese. Ajo që pres është se të gjitha bankat do t’i përmbahen asaj që është rënë dakord. Nëse nuk e respektojnë atë, ka një hap tjetër. Të gjithë duhet të punojnë ashtu siç është rënë dakord”, tha kryeministri.

Ai komunikoi se një nga masat i përket zvogëlimit të këstit dhe riprogramimit të kredive të kompanive financiare dhe tek lizing kompanitë.

Kjo masë, siç tha ai, parashikon tek personat fizikë të riprogamohen kreditë duke ulur këstin në tre muajt e ardhshëm me 70 për qind të këstit dhe duke zgjatur periudhën e pagimit për të paktën 90 ditë nga skadimi i afatit. Personat juridikë do të vendosin në mënyrë individuale me propozim të volitshmërive më të përshtatshme sipas nevojave të kompanive.

Marrëveshjet e reja për kreditë, konform masave të miratuara, është që të miratohen me grejs periudhë  prej tre muajsh, me normë interesi të paracaktuar prej 51 përqindëve, ulet në 31, ndërsa shpenzimet tjera që i paguajnë kufizohen në 20 për qind të kredisë së aprovuar./GazetaExpress/B.Lika/