Mbështetësit e Hezbollahut janë grumbulluar në kryeqytetin libanez për të kundërshtuar çarmatosjen e grupit para mbledhjejes së kabinetit të qeverisë lidhur me çështjen.
Protestat nisën në Bejrut mbrëmjen e së hënës teksa Shtetet e Bashkuara po i bëjnë presion Libanit që Hezbollahu të ulë armët.
Hezbollahu doli i dobët nga një luftë me Izraelin vitin e shkuar që eliminoi pjesën më të madhe të udhëheqësve të grupit, vrau mijëra ushtarë dhe mijëra mbështetës mbetën larg shtëpive të tyre, tashmë të shkatërruara.
Muajt e fundit, SHBA dhe Libani kanë zhvilluar bisedime për çarmatosjen.
Udhëheqja e re e Libanit ka premtuar se do ta shtrijë autoritetin në të gjithë territorin, por deri më tani ka shmangur veprimet kundra Hezbollahut.
“Hezbollahu e ka bërë të qartë pozicionin e tij: nuk do të çarmatoet sepse nëse do ta bënte do t’u shërbente interesave të Izraelit, jo sovranitetit të Libanit”, tha reporterja e Al Jazeera, Zeina Khodr.
Ajo vijon se udhëheqësi i Hezbollahut, Naim Qassem i ka thënë qeverisë se grupi ndihet i shantazhuar pasi nëse nuk dorëzojnë armët, nuk do t’u jepen fondet e rindërtimit.
Para mbledhjes qeveritare të së martës, Hezbollahu përsëriti kërkesën që problemet e tërheqjes së Izraelit nga territori libanez, lirimi i të burgosurve dhe ndërprerja e konflikteve të ndodhin përpara diskutimeve për çarmatosjen, tha agjencia kombëtare e lajmeve, NNA.
Axians, marka e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit e VINCI Energies, hapi vendndodhjen e saj të sapo ndërtuar në...