Mbështetën makinerinë e luftës së Putinit, SHBA shpall non-grata 5 kompani kineze - Gazeta Express
string(80) "mbeshteten-makinerine-e-luftes-se-putinit-shba-shpall-non-grata-5-kompani-kineze"

Lajme

Gazeta Express

01/07/2022 22:15

Mbështetën makinerinë e luftës së Putinit, SHBA shpall non-grata 5 kompani kineze

Lajme

Gazeta Express

01/07/2022 22:15

Administrata e presidentit amerikan Joe Biden shtoi në listën e zezë të tregtisë pesë kompani kineze me supozimin se mbështesin bazën industriale ushtarake dhe të mbrojtjes ruse.

Ky vendim u mor të martën e kësaj jave në vazhdën e sanksioneve kundër Moskës në lidhje me pushtimin e paprovokuar të Ukrainës.

Lexo Edhe:

Departamenti i Tregtisë, tha se kompanitë e synuara kishin furnizuar artikuj për entitetet ruse përpara pushtimit të 24 shkurtit, duke shtuar se ato “vazhdojnë të kontraktojnë furnizimin e këtyre kompanive ruse të sanksionuara.

Sipas regjistrimit të Regjistrit Federal, në listën e zezë të SHBA janë shtuar 31 entitete nga vende si Rusia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Lituania, Pakistani, Singapori, Mbretërinë e Bashkuar, Uzbekistani dhe Vietnami. Megjithatë, nga 36 kompanitë totale të shtuara, 25 kishin operacione me bazë në Kinë.

“Veprimi i sotëm dërgon një mesazh të fuqishëm për subjektet dhe individët anembanë globit se nëse kërkojnë të mbështesin Rusinë, Shtetet e Bashkuara do t’i ndërpresin marrëdhëniet me togjithashtu”, tha në një deklaratë nënsekretari i Tregtisë për Industrinë dhe Sigurinë, Alan Estevez.