“Mbështes çdo hetim për 21 janarin”, Berisha akuzon PS-në: Rama përgjegjës për protestën e dhunshme - Gazeta Express
string(95) "mbeshtes-cdo-hetim-per-21-janarin-berisha-akuzon-ps-ne-rama-pergjegjes-per-protesten-e-dhunshme"

Shqiperi

Gazeta Express

21/01/2025 17:26

“Mbështes çdo hetim për 21 janarin”, Berisha akuzon PS-në: Rama përgjegjës për protestën e dhunshme

Shqiperi

Gazeta Express

21/01/2025 17:26

Në 14 vjetorin e ngjarjes tragjike, kreu i PD Sali Berisha ka akuzuar Partinë Socialiste dhe kryeministrin e shqipërisë Edi Rama si përgjegjës të protestës së dhunshme të 21 janarit në 2011 ku u vranë 4 protestues.

Sali Berisha akuzoi socialistët për përdorim të ngjarjes së 21 janarit , ndërsa bëri përgjegjës për drejtësinë e munguar kryeministrin Edi Rama. Ai tha se është i hapur për çdo hetim për 21 janarin.

“Mbështes çdo lloj hetimi të kësaj ngjarje, por gjithashtu deklaroj se nuk ka asgjë tjetër, vetëm për të shpëtuar përgjegjësitë e atij që organizoi protestën më të dhunshme për qëllime të pushtetit të tij, Edi Ramës”, tha Berisha.

Sipas Berishës, prej 14 vitesh prokuroria ka qenë nën kontrollin e kryeministrit Edi Rama dhe ai s’ka pasur mundësi të pengonte hetimin.

Ata që nuk duan të mashtrojnë veten dhe nuk duan t’i përdorin fatkeqësitë të tjerëve, për ushqim politik, duhet ta dinë se në këto 14 vjet prokuroria ka qenë tërësisht nën kontrollin e Edi Ramës. Ishte Ina Rama, prokurore që unë e akuzova për puçiste, që refuzoi prokurorin ndërkombëtar dhe pas vitit 2013, njëri pas tjetrit prokurorët nga Arta Marku, Olsi Çela etj., etj., njeri tjetër përveç Edi Ramës nuk i pengoi, të hetojë në çdo aspekt”, shtoi Berisha.

Advertisement
Advertisement
Advertisement