Mbesat e Princeshës Diana shfaqen në minifund para funeralit të Mbretëreshës - Gazeta Express
string(76) "mbesat-e-princeshes-diana-shfaqet-ne-minifund-para-funeralit-te-mbretereshes"

Yjet

Gazeta Express

19/09/2022 19:36

Mbesat e Princeshës Diana shfaqen në minifund para funeralit të Mbretëreshës

Yjet

Gazeta Express

19/09/2022 19:36

Mbesat e Princeshës Diana, Lady Eliza dhe Amelia Spencer janë parë duke defiluar me një minifund në Javën e Modës në Londër para funeralit të Mbretëreshës

Mbesat binjake të Princeshë Diana, Lady Amelia dhe Lady Eliza Spencer kanë bërë një paraqitje glamuroze teksa kanë qenë në sfilatën e David Koma SS23 që u mbajt gjatë Javës së Modës në Londër.

Lexo Edhe:

Binjaket (29) ndoqën këtë ngjarje që ndodhi të dielën dhe ranë në vëmendje për veshjen e tyre me minifunde, teksa pozojnë para kamerave para se të mbahet funerali i Mbretëreshës.

Ato nuk besohet se do ta përcjellin funeralin edhe pse ishin mysafire në martesën e kushërinjve të tyre, Prince William dhe Kate Middleton në Westminster Abbey më 2011. Lady Eliza dhe vëllai i saj Louis po ashtu ishin prezent në martesën e Princ Harry dhe Meghan Markle në maj të vitit 2018 por Amelia nuk mori pjesë në këtë dasmë. /GazetaExpress/