Mbërrijnë në Shkup qytetarët e parë të evakuuar nga Izraeli, disa ende presin të kthehen - Gazeta Express
string(87) "mberrijne-ne-shkup-qytetaret-e-pare-te-evakuuar-nga-izraeli-disa-ende-presin-te-kthehen"

Maqedoni

Gazeta Express

06/03/2026 10:23

Mbërrijnë në Shkup qytetarët e parë të evakuuar nga Izraeli, disa ende presin të kthehen

Maqedoni

Gazeta Express

06/03/2026 10:23

Grupi i parë i qytetarëve të Maqedonisë së Veriut të evakuuar nga Izraeli mbërriti mbrëmjen e sotme në Shkup, pasi më parë u transportuan përmes Egjiptit në një operacion të organizuar me ndihmën e përfaqësive diplomatike dhe konsullore të vendit.

Në aeroportin e Shkupit ata u pritën nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski, i cili njoftoi se evakuimi ishte organizuar dhe koordinuar nga ambasada e Maqedonisë së Veriut.

Sipas tij, në Izrael aktualisht kanë mbetur edhe shtatë shtetas të vendit, të cilët për momentin nuk janë të interesuar për evakuim dhe presin që të hapet hapësira ajrore për t’u kthyer më vonë me fluturim privat përmes një kompanie private.

Dimitrovski theksoi se institucionet po bëjnë përpjekje që më së voni deri të hënën të mundësohet kthimi në vend i të gjithë shtetasve të Maqedonisë së Veriut që kanë kërkuar të evakuohen. Ai shtoi se në ditët në vijim do të organizohen fluturime çarter nga Qeveria dhe Ministria e Punëve të Jashtme, ndërsa njëri prej tyre pritet të realizohet nga Rijadi i Arabisë Saudite.

Qytetarët që mbërritën në Shkup kanë treguar se gjatë qëndrimit në Izrael shpeshherë janë detyruar të shkojnë në strehimore sa herë që janë dëgjuar sirenat e alarmit. Edhe pse për qytetarët izraelitë kjo është pjesë e përditshmërisë, për ta ka qenë një përvojë e pazakontë dhe e vështirë.

Disa prej tyre kanë qenë në Izrael pikërisht kur planifikonin të ktheheshin në vend, por aeroportet ishin mbyllur. Ata shprehën mirënjohje për komunikimin me ambasadën dhe për mundësinë që të kthehen të sigurt në shtëpi.

Në mesin e të evakuuarve kishte edhe dy hendbollistë që u kthyen bashkë me prindërit e tyre.

Dimitrovski bëri të ditur gjithashtu se në vendet e Gjirit aktualisht ndodhen rreth 600 shtetas të Maqedonisë së Veriut, shumica në Abu Dhabi dhe Dubai, rreth 140 në Katar, ndërsa një numër më i vogël edhe në Bahrein dhe Kuvajt.

Advertisement
Advertisement
Advertisement