Pasditen e së premtes në brigjet shqiptare anija e Guardia Kostiera u ankorua në portin e Shëngjinit së bashku me 15 emigrantët e dëbuar nga Italia.
Në masa të rrepta sigurie ata zbritën fillimisht në portin e Shëngjinit për t’u dërguar më pas në qendrën e pritjes në Gjadër.
Ky është kontingjenti i dytë që vjen në Shqipëri, pas rishikimit të marrëveshjes së qeverisë Meloni me qeverinë shqiptare, ku tashmë në Gjadër mbërrijnë ata emigrantë që iu refuzohet leja e azilit në Itali dhe janë në pritje të riatdhesimit në shtetet ku e kanë prejardhjen.
Tre javë më parë nga Italia mbërritën 40 emigrantë, ku mësohet se 16 prej tyre janë riatdhesuar në vendin e tyre.