string(97) "mbappes-ia-ofruan-topin-qe-ta-marre-ne-shtepi-pas-hat-trick-ut-francezi-e-befasoi-stafin-e-realit"

Futboll

Gazeta Express

14/05/2025 9:30

Mbappes ia ofruan topin që ta marrë në shtëpi pas “hat-trick”-ut, francezi e befasoi stafin e Realit

Futboll

Gazeta Express

14/05/2025 9:30

Kylian Mbappe dha gjithçka nga vetja të dielën, duke shënuar një het-trik në El Clasicon e së dielës.

Megjithatë, kjo nuk ishte e mjaftueshme pasi Barcelona fitoi ndeshjen 4–3 në Montjuic.

Francezi ishte aq i shkatërruar pas fishkëllimës së fundit saqë as nuk donte ta merrte topin e ndeshjes në shtëpi.

Në fakt, stafit iu desh ta ndiqte për ta dorëzuar atë përpara se të zhdukej në tunel, përcjell Ina.

Standardet e tij janë aq të larta, sa arritjet e tij personale nuk kanë rëndësi nëse ekipi nuk fiton. Ky është mentaliteti.