Mbappe: Vështirë kundër Gjermanisë, çudi se si jemi të gjithë kampionët në një grup - Gazeta Express
string(81) "mbappe-veshtire-kunder-gjermanise-cudi-se-si-jemi-te-gjithe-kampionet-ne-nje-grup"

Futboll

Gazeta Express

09/06/2021 20:42

Mbappe: Vështirë kundër Gjermanisë, çudi se si jemi të gjithë kampionët në një grup

Futboll

Gazeta Express

09/06/2021 20:42

Kylian Mbappe ka folur para startit të Euro 2020.

Franca është pjesë e grupit F në Euro 2020. Kundërshtarët janë Gjermania, Portugalia dhe Hungaria. Takimi i parë luhet më 15 qershor ndaj “Pancerave”.

Lexo Edhe:

Mbappe e konsideron sfidën kundër Gjermanisë si më të vështirën, derisa është i befasuar se si kampionët përfunduan në një grup.

“Dueli më i fortë i grupit do të jetë kundër Gjermanisë, pasi është ndeshja jonë e parë në Euro 2020. Janë një skuadër e mbushur me lojtarë të rinj dhe shumë ambiciozë. Përveç kësaj, atyre u është rikthyer edhe Thomas Muller”, u shpreh Mbappe.

“Duhet të japim 100% ndaj çdo kundërshtari, përndryshe nuk mund ta realizojmë objektivin për ta mbyllur grupin në vend të parë. Ndodhen bashkë në një grup ekipi kampion i botës, kampionët në fuqi të Evropës dhe kampionët e botës në vitin 2014”.

“Pyes veten se si është e mundur të ndodhë një gjë e tillë, por ndoshta më e drejtë që ndodhi kështu”, përfundon Mbappe. /Gazeta Express/