Mbappé vazhdon të prijë në renditjen e golashënuesve në Champions - Gazeta Express
string(65) "mbappe-vazhdon-te-prije-ne-renditjen-e-golashenuesve-ne-champions"

Futboll

Gazeta Express

12/03/2026 10:35

Mbappé vazhdon të prijë në renditjen e golashënuesve në Champions

Futboll

Gazeta Express

12/03/2026 10:35

Kylian Mbappé vazhdon ta dominojë garën për golashënuesin më të mirë në Ligën e Kampionëve për sezonin 2025/26.

Pas ndeshjeve të para të së tetës së finales, sulmuesi francez është ende në vendin e parë në listë me një total mahnitës prej 13 golash në vetëm 8 ndeshje të luajtura deri tani, shkruan “Gazeta Express”.

Rivali më i afërt në këtë statistikë mbetet Anthony Gordon i Newcastlet, i cili renditet i dyti me 10 gola, ndërsa në vendin e tretë ndodhet Harry Kane me 8 gola për Bayern München.

Pas tyre gjenden Erling Haaland (Manchester City), Julián Álvarez (Atletico Madrid) dhe Victor Osimhen (Galatasaray), të tre me nga 7 gola.

Sezoni i këtij viti ka qenë njëri prej më të fortëve në historinë e Championsit në aspektin e golave, dhe Mbappé duket se po e ruan avantazhin e tij në garë për ta fituar Këpucën e Artë në këtë garë edhe në këtë edicion.

Golashënuesit më të mirë të Championsit në këtë sezon:

13 gola: Mbappé (Real Madrid)

10 gola: Gordon (Newcastle)

8 gola: Kane (Bayern Munich)

7 gola: Alvarez (Atlético Madrid), Osimhen (Galatasaray) e Haaland (Manchester City)

6 gola: Martinelli (Arsenal), Hauge (Bodo/Glimt) e Barnes (Newcastle). /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement