Mbappe udhëton me PSG-në për ndeshjen me Atalantën në Champions - Gazeta Express
string(63) "mbappe-udheton-me-psg-ne-per-ndeshjen-me-atalanten-ne-champions"

Gazeta Express

08/08/2020 14:12

Mbappe udhëton me PSG-në për ndeshjen me Atalantën në Champions

Gazeta Express

08/08/2020 14:12

Paris Saint Germain është nisur për Lisbonë.

Në skuadër Thomas Tuchel e ka përfshirë edhe të dëmtuarin, Kylian Mbappe, po ashtu edhe Marco Verrattin që po vuan nga disa shqetësime.

Nuk dihet nëse do të jenë të gatshëm për sfidën me Atalantën, por me rëndësi lojtarët kanë udhëtuar për në Lisbonë ku do të zhvillohen të gjitha ndeshjet e mbetura të Ligës së Kampionëve.

Tifozët i kanë përcjellë si kampionë, duke i dhënë zemër për të bërë sa më mirë në garën që PSG ëndërron të triumfojë.

Parisi përballet me Atalantën të mërkurën nga ora 21:00 në kërkim të gjysmëfinales së Champions League. /Gazeta Express/