Real Madridi debutoi me fitore në sezonin e ri të Ligës së Kampionëve, duke mposhtur me vështirësi Olympique Marseille me rezultat 2-1.
Takimi nisi keq për Los Blancos, pasi Trent Alexander-Arnold u detyrua të largohej nga fusha vetëm pas pesë minutash lojë për shkak dëmtimi.
Megjithatë, në minutën e 22-të, mysafirët kaluan në epërsi me golin e Timothy Weah, i shërbyer nga Mason Greenwood. Epërsia e francezëve zgjati vetëm shtatë minuta, pasi Kylian Mbappe barazoi shifrat në 1-1 nga pika e bardhë. Pjesa e parë u mbyll me barazim.
Në pjesën e dytë loja u bë edhe më e ashpër dhe Reali mbeti me një lojtar më pak në minutën e 72-të, kur Dani Carvajal u ndëshkua me karton të kuq direkt pas goditjes me kokë ndaj portierit Rulli.
Megjithatë, në minutën e 81-të Los Blancos fituan penallti të dytë dhe përsëri Mbappe u tregua i saktë, duke shënuar për fitoren 2-1.
Deri në fund nuk pati gola të tjerë dhe Real Madridi i siguroi pikët e plota në “Santiago Bernabéu”.
Në xhiron e ardhshme, Los Blancos do të udhëtojnë te Kairay Almaty, ndërsa Marseille do të përballet me Ajaxin./GazetaExpress/