Mbappe shpallet “Lojtari i Javës”në Ligën e Kampionëve pas pokerit historik ndaj Olympiacos - Gazeta Express
string(89) "mbappe-shpallet-lojtari-i-javesne-ligen-e-kampioneve-pas-pokerit-historik-ndaj-olympiacos"

Sport

Gazeta Express

27/11/2025 16:30

Mbappe shpallet “Lojtari i Javës”në Ligën e Kampionëve pas pokerit historik ndaj Olympiacos

Sport

Gazeta Express

27/11/2025 16:30

Real Madrid siguroi fitoren e parë në Greqi falë një spektakli të pastër nga Kylian Mbappé, i cili shënoi katër golat në triumfin dramatik 4-3 ndaj Olympiacos, në ndeshjen e pestë të fazës së grupeve të Champions League 2025/26.

Ylli francez, që vinte pas tre ndeshjesh pa gol, udhëhoqi Los Blancos drejt një fitoreje vendimtare, duke pasur mbështetje nga Vinicius Jr. dhe Arda Güler, por ishte ai që mori gjithë vëmendjen me paraqitjen e tij të jashtëzakonshme.

Falë këtij performimi magjik, 26-vjeçari u shpall “Lojtari i Javës”, duke lënë pas Vitinha-n e PSG-së, Aubameyang-un e Marseille-it dhe Guirassy-n e Dortmundit, shkruan Gazeta Express.

Me katër golat e tij, Mbappé iu bashkua legjendave të Real Madridit – Cristiano Ronaldo, Ferenc Puskas dhe Alfredo Di Stefano – si një nga lojtarët që kanë shënuar katër ose më shumë gola në një ndeshje të vetme të Champions League.

Ai është tani golashënuesi më i mirë i kompeticionit me 9 gola, si dhe lider i golave në La Liga, duke e çuar totalin e këtij sezoni në 22 realizime. Një formë e frikshme që po tërheq edhe një herë vëmendjen e Europës drejt tij. /GazetaExpress/