Mbappe pritet të jetë 10-shi i ri i Realit - Gazeta Express
string(42) "mbappe-pritet-te-jete-10-shi-i-ri-i-realit"

Futboll

Gazeta Express

25/06/2025 10:45

Mbappe pritet të jetë 10-shi i ri i Realit

Futboll

Gazeta Express

25/06/2025 10:45

Luka Modric e ka mbajtur për një kohë numrin 10 tek Real Madridi në fanellën e tij.

Por, legjenda kroate do të largohet nga “Los Blancos” pas përfundimit të këtij sezoni.

Dhe, numrin që do ta lë bosh ish-futbollisti i Tottenhamit, sipas të gjitha gjasave do ta marrë Kylian Mbappe.

Për këtë siguron mediumi spanjoll “Marca”, përcjell “Gazeta Express”.

Gjiganti spanjoll konsideron se ky numër ikonik do ta përmirësojë imazhin e përfaqësuesit francez, i cili është edhe yll i ekipit.

Mbappe e kaloi një vit pozitiv në nivelin personal në “Santiago Bernabeu”, ndërsa e kishte zgjedhur numrin 9, të cilin e kishte liruar paraprakisht Karim Benzema.

Ish-futbollisti i Monacos dhe i Paris Saint-Germainit i realizoi 43 gola në fanellën e bardhë duke u shpallur kështu golashënuesi më i mirë në Spanjë dhe në Evropë.

Por, fatkeqësisht në nivelin ekipor nuk ia doli të kishte suksese me trajnerin Carlo Ancelotti, i cili u pasua në këtë verë nga Xabi Alonso. /Gazeta Express