“Mbappe mund të ketë të njëjtin ndikim si Ronaldo në Madrid” - Gazeta Express

Sport

Gazeta Express

20/02/2020 23:35

“Mbappe mund të ketë të njëjtin ndikim si Ronaldo në Madrid”

Sport

Gazeta Express

20/02/2020 23:35

McManaman beson se Mbappe do të ketë ndikim të jashtëzakonshëm nëse shkon në Madrid

Kylian Mbappe është në gjendje të ketë ndikim në Real Madridi dhe të shkëlqejë ashtu si për shumë vite që ka bërë fituesi i pesë Topave të Artë, Cristiano Ronaldo, thotë Steve McManaman.

Mbappe është dëshira e madhe e Zinedine Zidane dhe numrit një të Real Madridit, Florentino Perez.

Megjithatë, PSG është duke këmbëngulur dhe do të bëjë gjithçka që të mos e lërë të lirë francezin, i cili mund t’i kushtojë Los Blancosve mbi 250 milionë euro.

“Mendoj se Mbappe mund të ketë të njëjtin ndikim në Madrid sikur Cristiano Ronaldo”, u shpreh McManaman.

“Mendoj se ai është e ardhmja pas Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit që po shkojnë drejt fundit të karrierës”.

“Real Madridi e do apo jo, nëse e marrin ai mund të ketë shumë ndikim si dikur Ronaldo”. /Gazeta Express/