Mbappe: Klopp e ka shndërruar Liverpoolin në makinë të pamëshirshme - Gazeta Express

Futboll

Gazeta Express

28/05/2020 9:21

Mbappe: Klopp e ka shndërruar Liverpoolin në makinë të pamëshirshme

Futboll

Gazeta Express

28/05/2020 9:21

Kylian Mbappe ka zbuluar sesa shumë e ka mahnitur Liverpooli këtë sezon, duke thënë se trajneri Jurgen Klopp i ka kthyer të kuqtë në një makinë të pamëshirshme.

Liverpooli e dominoi sezonin 2019/20 në Premierligë, dhe siguroi një epërsi prej 25 pikëve në krye të renditjes tabelore ndaj vendit të dytë, Manchester City, kur kampionati u pezullua për shkak të pandemisë koronavirus në mars, transmeton Gazeta Express.

Suksesi i të kuqve e ka mahnitur Mbappen, i cili ka mbajtur shënime nga Franca, ku klubi i tij Paris Saint-Germain u shpall kampion për herë të shtatë në tetë vjetët e fundit, pasi sezoni u përfundua para kohe.

“Këtë sezon, Liverpooli ka qenë makinë në Premierligë. Kjo skuadër e bën fitoren të duket lehtë e arritshme, pro e vërteta është se kurrë nuk është e lehtë të fitosh”, tha Mbappe për Mirror.

“Të jesh aq i pamëshirshëm siç ka qenë Liverpooli mund të ndodhë vetëm nëse e ke një trajner shumë të mirë dhe nëse punon fort në stërvitje. Paraqitjet që i kanë bërë ata nuk ndodhin kollaj”, shtoi ai. /Gazeta Express/